Vetëm 33 njerëz në botë mbajnë mend çdo moment të jetës

15:04 / 3.08.2012
A mund të mbani mend se çfarë ka ndodhur më 8 mars 1999, apo çfarë keni veshur më 29 tetor 1985?

Një grusht njerëzish (deri më tani janë regjistruar vetëm 33), mund të kujtojnë pothuajse çdo moment të jetës së tyre, që në moshën 10 vjeçare e tutje.

Shkencëtarët e quajnë këtë aftësi si kujtesë të jashtëzakonshme autobiografike, ndërsa vonë kanë zbuluar se pse truri i këtyre njerëzve dallon nga truri i të tjerëve.

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë kanë analizuar 11 vetë me këtë aftësi. Gjatë studimit, në nëntë hapësirat e trurit të tyre janë vërejtur disa specifike, ku shumica e tyre ndërlidheshin me kujtesën autobiografike. Përveç kësaj, për dallim nga grupet e kontrollit, pjesëmarrësit e studimit kishin një masë më të fortë të bardhë që lidhte pjesët qendrore dhe periferike të trurit.

Sipas shkencëtarëve, faza e ardhshme kishte të bënte me zbulimin e mekanizmave prapa kujtesës. "A është në pyetje vetëm truri dhe mënyrat me të cilat komunikojnë strukturat e tyre? Ndoshta fjala është për mekanizmin gjenetik e ndoshta molekular”, thotë shkencëtarja Aurora LePort.

Fenomenin e njohur si hipermnezia , shkencëtarët e kishin përshkruar për herë të parë më 2005. Ata theksojnë se njerëzit me këtë çrregullim nuk arrijnë rezultate të duhura në testet e kujtesës dhe se superkujtesa e tyre dallohet nga kujtesa e njerëzve që mund të përsërisin listat e gjata të fakteve dhe numrave.

Në mesin e 33 njerëzve të cilët vuajnë nga aftësia e mbajtjes mend të ngjarjeve të kaluara është edhe aktorja Marilu Henner, e cila cili në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar u bë e njohur përmes serisë televizive amerikane, “Taxi”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rosie Pinzi “Tash mund të trashem”
Fotohumori
“Tash mund të trashem”
4
1
“Tash mund të trashem”
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.