Vizatimet në borë (Video)
Projekti i artistes Sonja Hinrichsen, “Vizatimet në borë”, është punuar në fushën e Steamboat Springs në shtetin federativ të Colorados. Rrathët në fusha me grurë? Harrojini ata. Pse t’i prishni fushat e mbjella me grurë, kur keni në dispozicion sasi të madhe të borës?

Kjo ka qenë nxitja kryesore e artistes Sonja Hinrischen, e cila me ndihmën e dhjetë vullnetarëve krijoi në borë rrathë të pabesueshëm.

“Unë nuk jam prej atyre artistëve, veprat e të cilëve zgjasin përjetësisht. Kjo botë është e vërshuar nga projektet e njerëzve. Nuk mendoj se duhet të jem njëri prej atyre njerëzve”, tha Sonja Hinrichsen. /Telegrafi/
Snow Circles from Beauregard, Steamboat Aerials on Vimeo.