Vozit biçikletën e lartë katër metra
Felix Guirola nga Kuba ka ndërtuar një biçikletë të lartë katër metra. 48-vjeçari vozit biçikleta të larta që nga viti 1983, ndërsa e para që e ka ndërtuar ka qenë e lartë 1.6 metra.“Ndjehem mirë në atë lartësi. Nuk kam frikë dhe as mundim. Më mirë e shoh ambientin nga lartë. Ndjej edhe fllad, prandaj më lehtë marr frymë dhe ndjehem i lirë”, ka thënë ai.
Rekordin për biçikletën më të lartë e mban kanadezi Terry Goertzen, i cili e ka vozitur rreth 300 metra biçikletën e tij të lartë 5.55 metra kur e vuri rekordin e Guinnessit në viti 2004.
Ndërkohë, Guirola shpreson ta thyejë rekordin e tij. Ai planifikon ta ndërtojë një biçikletë të lartë tetë metra. /Telegrafi/