Vozitja nën ndikimin e marihuanës (Video)

17:06 / 18.02.2013
Rrjeti televiziv CNN ka bërë një hulumtim rreth ndikimit të marihuanës në aftësitë vozitëse të njerëzve.

Në xhirimi shfaqen tre presona nga grupmosha të ndryshme (një vajzë e re që pi çdo ditë marihuanë, një mashkull i rritur që merr marihuanë vetëm gjatë vikendeve dhe një i moshuar që e konsumon këtë drogë kohë pas kohe), të cilët kanë vozitur nëpër poligon pasi kanë konsumuar sasi gjithnjë e më të mëdha të kësaj droge.

Në automjet, përveç kameramanit ka qenë i pranishëm edhe instruktori i vozitjes, i cili për çdo rast ka qenë i gatshëm të parandalojë ndonjë aksident. Po ashtu, vozitjen e ka përcjellë edhe një polic, i cili është dashur të vlerësojë gabimet.

Vozitësit kanë bërë gabime vetëm pasi e kanë kaluar pesë herë më shumë dozën e lejuar në shtetin amerikan Colorado. Në shumicën e rasteve, thjesht kanë vozitur shumë ngadalë.

Për dallim nga vozitësit e dehur (me alkool), të tre participantët kanë arritur ta kontrollojnë automjetin dhe po ashtu kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre dhe se paraqesin rrezik për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
23
7
Qeni i famshëm
Video Humori

Kafshët dhe reporterët
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.