Vyacheslav Osipov votoi për të 31-tën herë në Dumën ruse... ndonëse i vdekur!?
Deputeti në Parlamentin e Rusisë, Vyacheslav Osipovm, votoi të mërkurën - për të 31-tën herë - edhe pse ai nuk ishte i pranishëm aty. Në fakt, ai nuk është i pranishëm askund mbi tokë, por vetëm nën dhe... “New York Times” njofton se deputeti nga Partia Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin, ka kohë që ishte i sëmurë, ndërsa kartën e tij - në Dhomën e Ultë të Parlamentit, apo Duma - ua ka dhënë kolegëve që ata të votojnë në emrin e tij. Votimi në emër të tjetërkujt lejohet në Rusi, por të votosh edhe për të vdekurin kjo është diçka e tepërt!
Nuk dihet saktësisht se nga çfarë ka vdekur Osipovi, e as nuk dihet nëse Rusia e Bashkuar do të ndërmarrë masa për këtë.
Pasi publikisht u njoftua se Osipovi ka vdekur, karta e tij e votimit është tërhequr nga Duma, e pastaj u mbajt sa për sy e faqe edhe një minutë heshtje për të vdekurin. /Telegrafi/