‘Zona e qetë’ për pasagjerët
Kompania ‘Air Asia’ ka implementuar një ide origjinale për t’iu shmangur zhurmës nga fëmijët dhe foshnjat gjatë fluturimeve të gjata. Përveç klasit të parë dhe të dytë, kjo kompani është e para që ka përfshirë edhe një zonë të qetë në aeroplanët e saj.Zona e qetë do të përbëhet prej shtatë radhësh, ku nuk do të lejohen fëmijë dhe ndriçimi do të jetë minimal, për të krijuar një atmosferë sa më relaksuese, ndërsa është e vendosur menjëherë pas ulëseve të klasit të parë.
Po ashtu, kjo zonë do të ketë një ndarje duke penguar komunikimin me pjesën e pasme të aeroplanit, ku do të gjenden njerëzit e zakonshëm dhe fëmijët.
Kompania nga Malajzia do të fillojë provat me ‘Zonën e qetë’ nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, ndërsa parashikimet flasin për një ide të suksesshme që pritet ta shtojë numrin e udhëtarëve. /Telegrafi/