LAJMI I FUNDIT:

“Fundoset” industria britanike

“Fundoset” industria britanike

Në mënyrë të papritur, prodhimi industrial në Mbretërinë e Bashkuar regjistrohet në rënie gjatë muajit shkurt. Kjo do të thotë se rritja ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit tashmë është nën kërcënim serioz.

Zyra kombëtare e statistikave në vend raporton se, gjatë shkurtit, prodhimi industrial ra me 0.3 për qind, duke pasuar kështu një rritje prej 0.2 për qind gjatë muajit Janar. Në mënyrë që tremujori i parë mos të përballet me një shifër negative, duhet që gjatë marsit , prodhimi industrial të rritet ,e 3.1 për qind, çka duket e pamundur në kushtet aktuale. Edhe prodhimi në manifakturë regjistrohet në rënie, me 1.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Tregtia e dobët dhe prodhimi në faturë gjatë viteve të fundit kanë rritur ndjeshëm shqetësimet për një ekonomi të zhbalancuar të vendit. E ardhmja e industrisë britanike kërcënohet jo vetëm nga shifrat dhe performanca e dobët por edhe nga largimi i investitorëve.

Tata Steel është një ndër kompanitë e cila ka deklaruar largimin nga vendi për shkak të mungesës së fitimeve, duke vënë nën kërcënim 40 mijë vende pune.Vetëm gjatë muajit shkurt prodhimi i hekurit dhe çelikut regjistrohet në një rënie prej 38 për qind në baza vjetore.

Ngas ana tjetër, deficiti tregtar gjatë shkurtit fiksohet pranë 4.8 miliardë paund. Eksportet u rritën lehtë, me 0.8 për qind ndërkohë që shifra e importeve mbetet e njëjtë me muajin paraardhës. Ekonomia britanike është në vështirësi serioze në një kohë që edhe referendumi për daljen nga Bashkimi Europian po destabilizon rritjen. /Telegrafi/