LAJMI I FUNDIT:

Fushatë sensibilizuese për siguri në komunikacion, fëmijët vishen si policë

Fushatë sensibilizuese për siguri në komunikacion, fëmijët vishen si policë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ka shtuar vigjilencën dhe angazhimin në kuadër të veprimit për siguri në komunikacion, duke mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave në komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Përveç pjesës teorike, këtë javë, disa prej nxënësve të këtyre shkollave të veshur me uniforma policore kanë demonstruar në praktikë njohuritë e marra gjatë dy javëve nga zyrtarët policorë.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se dy javë më parë ka filluar përplotësimi me ligjëratën në fushën e sigurisë në komunikacion mbi elementet bazë të njohurive elementare.

Sipas tij, në domenin e ligjëratave të sigurisë në komunikacion që i dedikohet shkollave fillore, përveç pjesës teorike, këtë javë njohuritë të cilat po u plasohen nxënësve, po demonstrohen praktikisht edhe në terren.

“Pra, përmes veshjes së nxënësve me uniforma policore praktikisht po demonstrohet rregulla primare ku përmes këtij veprimi të përçohet porosia tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes për sigurinë në komunikacion…Nxënësi përmes pyetjeve të drejtuesve të automjeteve kanë për qëllim që atyre edhe njëherë t’u rikujtojnë se ngasja e automjeteve afër shkollave duhet të jetë çdoherë me kujdes dhe në proporcion me shenjat e rregullimit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Zahiti.

Nxënësi i klasës së tetë të shkollës fillore në Rrezallë të Skenderajt, Fazli Malaj, tha se mësimet që po i marrin nga zyrtarët policorë janë të mirë se ardhura për ta dhe se do t’u shërbejnë që në të ardhmen të kuptojnë rregullat e komunikacionit më mirë.

“Mendoj se këto ligjërata janë shumë efektive sepse mund të na ndihmojnë në të ardhmen për shenjat e trafikut në rrugë, si psh. Kur kemi të drejtë të kalojmë rrugën ose jo”, tha ai.

Ndryshe, ky aktivitet për sigurinë në komunikacion do të zgjasë edhe gjatë javës së ardhme.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori