LAJMI I FUNDIT:

Fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga mjetet piroteknike

Fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga mjetet piroteknike

Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë nisur një fushatë vetëdijesimi me qëllim të parandalimit të problemeve dhe lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, që është bërë dukuri gjatë festave të fundvitit.

Për menaxhimin e kësaj fushate është formuar një grup punues ku bëjnë pjesë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtoria e Inspekcionit, Drejtoria e Arsimit si dhe Policia e Kosovës.

Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se problemet si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të mjeteve piroteknike janë të mëdha dhe sjellin rrezik.


“Kemi pasur raste viteve të kaluara që fëmijë apo edhe të rinj të kenë pësuar lëndime të ndryshme gjatë përdorimit të këtyre mjeteve plasëse”, tha ai.

Ai theksoi se me rastin e festave të fundvitit është bërë dukuri e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të paligjshme, ku si pasojë shumë qytetarë e posaçërisht fëmijë kanë pësuar lëndime trupore, frikë, shqetësime dhe pasiguri.

Sipas tij, do të organizohen ligjërata nëpër shkolla lidhur me vetëdijesimin e nxënësve, mandej do të shpërndahen afishe për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, në rrugë, sheshe, lokale biznesi , tregje dhe në vende tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori