LAJMI I FUNDIT:

Fustane për pranverë-verë 2011

Fustane për pranverë-verë 2011

Çfarë fustanesh do të vishen këtë verë dhe pranverë varet prej shijes suaj, por edhe prej asaj se çfarë ju ofrohet për të zgjedhur nëpër dyqanet për veshje.

Prej spektrit të madh të dizajnuesve të modës dhe shtëpive të modës, për sezonet që vijnë ofrohen disa lloje fustanesh. Fustani i bardhë, është një prej varianteve për këtë sezon. Kurse raftet e dyqaneve do të mbushen me fustane me ngjyra dhe me shumë dezenë.

Ajo që si rregull i pashkruar është gjithmonë prezent në trendet e fustaneve janë dy gjëra kryesore: Çdo fustan duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur dhe të jetë i bërë prej materialesh të lehta, si dhe një detal modern të cilin duhet ta ketë me patjetër, kësaj here ai është kollani i hollë. Për këtë qëllim përgatitë galeri me disa prej dizajnerëve dhe shtëpive moderne më të njohura dhe fustanet e tyre që janë prezantuar në pistat botërore të modës, shikoni se çfarë na pret!/mnogu/telegrafi/