LAJMI I FUNDIT:

Futboll: Derbi në Prizren

Futboll: Derbi në Prizren

Me ndeshjen Besa – Hysi që zhvillohet nesër prej orës 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë fillon xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

Kryendeshja e kësaj jave në program është të shtunën në Prizren, kur prej orës 16:00 takohen rivalët e vjetër Liria – Prishtina. Po të shtunën në orën 17:00 do të përballen Drenica –Llamkos Kosova (V).

Të dielën zhvillohen dy ndeshje, Vëllaznimi – Trepça (ora 15:00) dhe Trepça ’89 – Hajvalia (ora 17:00). Të hënën ndeshja e fundit e kësaj xhiro Drita – Feronikeli (ora 16:00). /Telegrafi/