LAJMI I FUNDIT:

Futbolli është i Kosovës – nuk është i juaji, por i yni

Futbolli është i Kosovës – nuk është i juaji, por i yni

Lavdim Pireva

Kemi pritur me vite. Kemi marrë premtime dhe fjalë të mëdha. Kemi qenë të bindur se ata do të vijnë dhe do të bashkohen me vendin e tyre që ka vuajtur aq shumë dhe është i etur për gëzime dhe fitore.


Kosova është pranuar në UEFA dhe në FIFA, me shumë vonesë, por u pranua dhe kishte ardhur momenti që të shpërthejmë në botën e futbollit.

Në letër kishim emra të mëdhenj të futbollit, si: Valon Behrami, Granit Xhaka, Xhedan Shaqiri, Adnan Januzaj, Përparim Hetemaj, Taulant Xhaka, Etrit Berisha, Mërgim Mavraj… dhe, një skuadër e madhe është e garantuar.

Por, kur erdhi dita që shumë nga këta futbollistë të bëjnë atë që kishin thënë me vite, atëherë gjithçka ndryshoi.

Shumë shqiptarë të Kosovës kishin pritur me vite që ta shohin Behramin, Xhakën dhe Shaqirin të luajnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, por përgjigjja e tyre ua theu zemrën.

Madje, shumë nga këtë shqiptarë i mbronin me fanatizëm kur merrnin akuza, se pse nuk u bashkuan me Shqipërinë dhe se ishin tradhtarë.

Ata nuk erdhën, por ne nuk jemi dorëzuar…

Kosova gjithmonë do të lartësohet nga djemtë që i janë përgjigjur kur ka qenë nevoja dhe ne tani kemi shumë djem të talentuar në skuadër, si: Samir Ujkanin, Loret Sadikun, Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Bernard Berishën, Bersant Celinën, Vedat Muriqin e shumë të tjerë që janë rritur në Kosovë.

Ne do të kemi gëzime të mëdha në futboll, pasi ne jetojmë për këtë lojë.

Një gjë e fundit: Federata e futbollit të Kosovës duhet të dalë me një deklaratë të qartë dhe ta shpjegojë pse nuk kanë ardhur këta futbollistë të luajnë për Kosovën.

Duhet të tregohet kush është ftuar dhe nuk ka ardhur, kush nuk e ka hapur as telefonin e nuk ka pranuar as bisedime, e kush ka dashur të vijë e nuk ka mundur.

Ne duhet ta dimë se edhe ju a ishit të aftë që të bashkëpunoni dhe t’i ofroni këta djem, pasi më e nevojshme për kryetarin Fadil Vokrri do të ishte një vizitë në Angli sesa në plazhet e Rios.

Presim përgjigje nga ju, pasi futbolli i Kosovës, nuk është i juaji, por i yni.

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori