LAJMI I FUNDIT:

Gabigol është i Interit, tash është zyrtare

Gabigol është i Interit, tash është zyrtare

Interi ka konfirmuar transferimin e Gabriel Barbosas, të njohur si Gabigol, të cilin e ka blerë nga Santosi.

Sulmuesi kishte udhëtuar për në Milano në javën e kaluar për testet mjekësore, por ishte kthyer te ish-klubi për të zhvilluar edhe një ndeshje të fundit, në mënyrë që të përshëndetej me tifozët.


Tifozët e Interit i dhurojnë pritje spektakolare Gabigolit në Milano (Video)
Lexo po ashtu Tifozët e Interit i dhurojnë pritje spektakolare Gabigolit në Milano (Video)

Ndërsa të martën, përmes një komunikate për media, Nerazzurrët kanë njoftuar se e kanë zyrtarizuar transferimin në ditëlindjen e tij të 20-të.

Gabigol ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.
Gabigol ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.

Klubi italian duhet të paguajë rreth 28 milionë euro për futbollistin, megjithëse paratë do të shpërndahen ndërmjet grupeve të ndryshme që posedojnë të drejtat e lojtarit.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Gabigol ka nënshkruar për Interin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/