LAJMI I FUNDIT:

Gabimet e pafalshme në krevat: Ja përse keni seks të keq

Gabimet e pafalshme në krevat: Ja përse keni seks të keq

Çfarë është seksi i keq? Ai në të cilin nuk jeni kënaqur. Aq më keq, ai në të cilin keni arritur afër orgazmës dhe nuk keni mundur të kënaqeni.

A kanë meshkujt seks të keq? Po. Kur nuk mund t’u çohet, apo kur u ulet. Duhet dalluar katastrofat seksuale nga ato të paharmonizuarat dhe të mungesës së përvojës. Madje edhe ajo që duket si dështim mund të kalohet me harmonizim, mësim dhe përshtatje.

Nëse e gjeni veten në ndonjërën nga këto këshilla, urgjentisht merrni gjërat nën kontroll dhe bëni ndonjë ndryshim. Djersituni bashkë me partnerin tuaj dhe përjetoni çaste të paharrueshme.

Seksi pa kënaqësi
Paraloja, joshja dhe të gjitha mënyrat e shpërthimit të afshit ekzistojnë me arsye dhe nëse dëshironi të arrini kulmin e kënaqësisë assesi nuk do të duhej t’i anashkaloni.

Seks sipas orarit
Edhe pse është mirë të jeni të organizuar dhe t’i kushtoni kujdesin edhe cikërrimës më të vogël, seksi assesi nuk bën të jetë në listën tuaj të obligimeve. Seksi spontan pikërisht është më i zjarrtë, por nëse dëshironi që sërish të përjetoni kulmin e kënaqësisë, bëjani një surprizë partnerit dhe ai do t’ju jetë falënderues.

s

Seksi mbi seks
Seksi i shpejtë mund të jetë shumë i zjarrtë dhe i dëshirueshëm, mirëpo nëse çdo marrëdhënie juaja me partnerin zgjat vetëm disa minuta, është koha të pyetni veten – A është vërtet kjo që mund të jap nga vetja? Merrni kontrollin dhe praktikoni paralojën e cila, pikërisht, është si “bombë” për shpërthim të epshit. Impononi tempin me të cilin do të kënaqeni që të dytë.

Seksi si rutinë
Pas një kohe të caktuar të kaluar bashkë, partnerët tashmë e dinë përmendësh se cila pozitë në seks u përshtatet më së mirë apo se në cilën mënyrë më së shpejti arrijnë kulmin e kënaqësisë. Mirëpo, është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori