LAJMI I FUNDIT:

Galatasaray transferon Drogban

Galatasaray transferon Drogban

Gjiganti turk, Galatasaray, ka transferuar një tjetër emër të madh. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba.

Televizioni LigTV raporton se klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshje personale me lojtarin si edhe me klubin kinez, Shanghai Shenhua.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka nënshkruar kontratë prej një vjet e gjysmë, ndërsa do të përfitojë rreth pesë milionë euro për sezon.


34-vjeçari është emri i dytë i madh që transferon Galatasaray, që ditë më parë siguroi shërbimet e mesfushorit holandez Wesley Sneijder nga Interi. /Telegrafi/