LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 7 shfaqet edhe me video!

Galaxy Note 7 shfaqet edhe me video!

Galaxy Note 7 është parë duke punuar për herë të parë në një video të lansuar në internet.

Galaxy Note 7 pritet të jetë një prej telefonave të mençur më të mirë, me specifika që përfshijnë gjeneratën e re të procesorëve Snapdragon ose Exynos, 6GB RAM memorie dhe ekran Super AMOLED.


Sipas spekulimeve të ndryshme, Galaxy Note pritet të ketë ekran 5.7 inç Quad HD Super AMOLED, hapësirë ruajtëse minimale prej 64 GB dhe mikrokartelën që mundëson rritjen e kapacitetit të hapësirës deri në 2 TB.

Fableti pritet të ketë edhe dy kamera, frontalen prej 5 MP dhe kamerën kryesore prej 12 MP.

Më poshtë mund të shihni edhe videon e cila besohet të shfaq Galaxy Note 7 për herë të parë në funksion. Videoja është postuar nga  MobileFunTV.