LAJMI I FUNDIT:

Gallup: Kosova vendi më proamerikan në botë

Gallup: Kosova vendi më proamerikan në botë

Kosova udhëheq në rajon dhe në botë sa i përket mbështetjes ndaj SHBA-ve, për vitin e dytë me radhë, me 85 % të të anketuarve që e miratojnë lidershipin amerikan.

Raporti për lidershipin amerikan i Gallupit për vitin 2016 prezanton hulumtimin për miratimin e 132 shteteve dhe vendeve në botë, ku Gallupi ka bërë anketa në vitin 2015.

Raporti përfshinë të dhëna të hollësishme nga 132 vende, përfshirë dallimet në miratimin e shteteve nga viti 2014 në vitin 2015.

SHBA mblodhi përkrahjen më të madhe në 15 shtete në vitin 2015, përfshirë shumë vende në Bashkimin Evropian dhe aleatë të rëndësishëm, si Franca, Irlanda, Italia dhe Britania e Madhe.

Vetëm 1 % e rusëve miratuan lidershipin amerikan në vitin 2015 – që është vlerësimi më i ulët në botë për vitin e kaluar dhe gjithashtu vlerësimi më i ulët i matur nga Gallupi gjatë dekadës së kaluar.

Më poshtë është lista e vendeve që e përkrahën më së shumti, dhe më së paku lidershipin amerikan në vitin 2015:

Kosova 85%, Afganistani 46%, Kroacia 45%, Gjeorgjia 44%, Azerbajxhani 43%, Armenia 42%, Moldavia 39%, Maqedonia 38%, Turkmenistani 38%, Ukraina 35%, Taxhikistani 32%, Mali i Zi 29%, Kirgistani 27%, Bosnja 26%, Uzbekistani 23%, Pakistani 20%, Serbia 16%, Bjellorusia 9%, Kazakistani 8%, Rusia 1%.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori