LAJMI I FUNDIT:

Garimi i futbollisteve të Kosovës në Ligën e Kampionëve është një sukses historik

Garimi i futbollisteve të Kosovës në Ligën e Kampionëve është një sukses historik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar drejtuesit e Klubit të futbollit të femrave “Hajvalia” dhe futbollistet e këtij klubi, të cilët i përgëzoi për sukseset e arritura në garat e Kosovës.

Po ashtu, Shala i uroi sukses këtij klubi në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, duke e vlerësuar këtë pjesëmarrje të femrave të Kosovës në këto gara si sukses historik të futbollit të femrave dhe të sportit tonë.

Ministri u shpreh se MKRS-ja po investon në terrene sportive në Kosovë, me një përqendrim në Stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” në Mitrovicë, meqë këto dy stadiume janë më afër plotësimit të standardeve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA.

Ai më tej u shpreh se MKRS-ja do të përkrahë “Hajvalinë” në garat kualifikuese që do t’i zhvillojë sivjet.

Ndërsa drejtuesit e KF “Hajvalisë” e falënderuan ministrin Shala për përkrahjen vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës, dhe u shprehën se me këtë pjesëmarrje, futbolli i femrave të Kosovës po forcohet dhe po shënon një avancim të rëndësishëm ndërkombëtar.

sh1 sh2

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori