LAJMI I FUNDIT:

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve

Në një deklaratë për gazetarë, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Gary Peters, tha se kjo pavarësi është njohur nga 98 vende dhe se ai është i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet.

Peters deklaroi se me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë, ai do të festojë bashkë me shqiptarët në shtetin e tij Michigan. Gjatë historisë së tyre të vështirë, thotë kongresisti Peters, njerëzit në Kosovë nuk u thyen dhe sot ata kanë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, tha se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.


Ligjvënësi Peters është anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai tha se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit, raporton VOA.

Peters u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori