Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi ka hedhur poshtë pretendimin e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, se zyrtarë qeveritarë po tentojnë të kontestojnë legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Prishtinë. Ministri Gashi ka deklaruar për Telegrafin se Rregullorja e Komunës së Prishtinës në bazë të cilës kanë ndodhur disa legalizime nuk ka pasur bazë ligjore.
“Komuna mund të nxjerrë rregullore vetëm nëse bazohet në ndonjë ligj. Në këtë rast, nuk ka Ligj për Legalizim dhe rrjedhimisht nuk ka bazë për këtë Rregullore. Jo vetëm Prishtina, por të gjitha komunat e kanë pasur këtë telashe, por ato e kanë respektuar vendimin e Qeverisë, jo vetëm në ketë mandat por edhe në mandatin e mëhershëm”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, Isa Mustafa ka thënë në një konferencë për gazetarë , se lejet e lëshuara nuk mund të kontestohen nga asnjë organ administrativ apo kolegj tjetër për konteste administrative, sepse baza ligjore e trajtimit të ndërtimeve pa leje nuk është shpallur e paligjshme.
“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e parashtruara të qytetarëve për legalizimin sipas Rregullores së saj, kurse në momentin që Kuvendi i Kosovës e aprovon Ligjin për Legalizim, do të zbatojmë këtë ligj në procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë Mustafa, ndërsa ka vlerësuar se vërejnë një tendencë të përhershme të qeveritarëve që ta pengojnë Komunën e Prishtinës për ushtrimin e përgjegjësive të saj.
Ndërkohë, ministri Gashi ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka kurrfarë tendence politike. “Ta shohim nëse Ligji për Legalizimin do të kalojë leximin e dytë në Kuvend, pastaj ka bazë për legalizim. Por, ato 100 objekte që janë legalizuar nga Komuna e Prishtinës në bazë të asaj rregulloreje, ne nuk kemi të drejtë t’u marrim lejet, sepse qytetarët nuk kanë faj”, ka thënë Gashi.
E ndërkohë, kryetari Isa Mustafa ka theksuar se vendimet e nxjerra janë në interes të qytetarit, pasi që legalizimi është rruga e vetme që në këto kategori të objekteve të fitohet pronësia juridike si e drejtë shumë e rëndësishme për qytetarin dhe ekonominë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën