LAJMI I FUNDIT:

Gashi tregon se çfarë do të bëjë Kosova

Gashi tregon se çfarë do të bëjë Kosova

Kosova tashmë është anëtarja e 55-të e UEFA-s, ndërsa pas disa ditësh pritet të anëtarësohet edhe në FIFA.

Në Budapest, Kosova mori 28 vota për, ndërsa 24 i kishte kundër.

Për lojtarin e Kombëtares shqiptare që luan te Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, i cili ka prejardhje nga Kosova, ky vendim ishte i madh edhe pse e priste 5 mijë mile larg shtëpisë së tij.


“Është një moment historik për Kosovën. Besoj që lojtarët do t’i tregojnë botës se sa vlen futbolli i Kosovës”, ka thënë Gashi për MLSsoccer.com.

Me prindër kosovar, Gashi ka lindur në Zvicër dhe 27 vjeçari shkon në pushim në Kosovë sa herë ka kohë.
Kosova takimin me FIFA-n e kishte në vitin 2008, pak kohë pasi që e kishin fituar pavarësinë, transmeton Gazetaolle.com.

Në 2012 lojtarë të njohur si kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana dhe yjet e Zvicrës si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, por lojtarë të tjerë shqiptarë që luajnë në Kombëtare nënshkruar peticion drejtuar Sepp Blatterit që Kosova të luajë dhe në 2014 asaj ju garantuan miqësoret, shkruan MLSsoccer.com.

Sikurse Shaqiri, Xhaka, dhe Behrami edhe Gashi ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës.

Ai tashmë ka vendosur që ta përfaqësoj Shqipërinë dhe do të marrë pjesë në EURO 2016 së bashku më Canën.
“Shumë lojtarë të mirë vijnë nga Kosova. Jemi krenar dhe të fokusuar. Është me rëndësi pasi njerëzit shikojnë për atë që bëjmë dhe kjo është një punë e rëndësishme” .

Tashmë hapi i radhës për Kosovën është pranimi në FIFA, ndërsa deri më tani është njohur nga 108 shtet, përfshirë edhe Kanadanë dhe SHBA-të.

Kjo mund të ndodh në Meksiko City ku mbahet kongresi i 66-të i FIFA-s.

“Shpresojë që Kosova të pranohet dhe të luajë në eliminatoret për një Kupën e Botës. Do të jetë një ditë e bukur për lojtarët dhe shtetin”, ka thënë Gashi.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori