LAJMI I FUNDIT:

Gati gjysma e ankesave kundër ekzekutivit të vendit

Gati gjysma e ankesave kundër ekzekutivit të vendit

Avokati i popullit gjatë vitit 2012, ka pranuar rreth 1650 ankesa nga qytetarët ku 40% prej tyre janë ankesa për ekzekutivin e shtetit ndërsa 36% prej tyre për gjyqësorin.

Kurteshi në konferencën e fundvitit ka pranuar se bashkëpunimi me ekzekutivin ende nuk është në nivelin e duhur, porse thotë se pas raportit të Studimit të fizibilitetit raportet në mes të avokatit të popullit dhe ekzekutivit kanë filluar të zbuten, transmeton KTV.

Kurteshi thotë se institucioni që ai drejton si shqetësim kryesor e ka mos përfilljen dhe mos implementimin e ligjeve. Ai thotë se shkeljet e ligjit që bëhen në institucionet më të larta të shtetit kanë bërë që qytetarët të humbin besimin tek ato. /Telegrafi/