Gazetari gjerman Jakob Augstein është në listën e qendrës Simon Wiesenthal të dhjetë antisemitëve më të këqij në gjithë botën. Në Gjermani habia është e madhe.
Jo gjithnjë është nderim të jesh ndër dhjetë të parët. Emri i Jakob Augsteinit në pozicionin e nëntë, shkaktoi indinjatë, fajësime dhe moskuptim: qendra Simon Wiesenthal (SWC) në SHBA e ka radhitur gazetarin gjerman si një nga dhjetë antisemitët më të këqij në botë. Ai nuk është larg nga pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, të cilët janë në krye të listës, pasuar nga regjimi iranian.
Qendra mban emrin e austriakut hebre Simon Wiesenthal. Shumë pjesëtarë të familjes së tij nuk i mbijetuan dot Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u vu në kërkim të nazistëve të fshehur në të gjithë botën. Këtë objektiv mbështeste qendra që prej vitit 1977. Ndërkohë, qendra me selinë kryesore në Los Angeles, përqendrohet në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit. Lista e "dhjetë shpifjeve më të rëndësishme antiçifute/antiizraelite" botohet çdo vit.
"Unë u habita vërtet shumë", thotë Juliane Wetzel, nga qendra për kërkime mbi antisemitizmin në Universitetin Teknik të Berlinit. Ajo nuk e kupton përse qendra Simon Wiesenthal e radhit Jakob Augsteinin në krah të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
"Sigurisht mund të diskutohet se kritika e Augsteinit kundër Izraelit nganjëherë është e tepruar, por kjo nuk ka të bëjë me antisemitizmin", raporton DW.
Me pesë citate e argumenton qendra akuzën kundër publicistit. Të gjitha janë marrë nga artikuj që Augstein ka shkruar për "Spiegel Online". Në to ai kritikon politikën e jashtme izraelite, merr në mbrojtje poemën e Gunther Grassit, kritike ndaj Izraelit, dhe e cilëson Gazën një "vend nga epoka e fundit e njerëzimit". Këtyre u shtohen këta rreshta, të publikuar në nëntor 2012: "Por, hebrenjtë kanë fundamentalistët e tyre. Ata vetëm kanë tjetër emër: ultraortodoksë apo Haredim. (…) Dhjetë për qind e shtatë milionë izraelitëve janë pjesë e tyre. (…) Këta njerëz janë gatuar me të njëjtin brumë si kundërshtarët e tyre islamikë."
Lidhur me këto fjali Wetzler shpjegon në bisedë me “Deutsche Welle”: "Unë i konsideroj të gabuara këto vlerësime dhe krahasimi nuk është me vend, por këto nuk janë megjithatë deklarata antisemite".
Qendra nuk është bërë vetë e vëmendshme ndaj Augsteinit. Ajo është orientuar nga vlerësimet e publicistit gjerman Hendryk M. Broder, i cili vjen nga një familje polako-hebreje. Ai është i njohur si provokator dhe citohet nga qendra Simon Wiesenthal me fjalët: "(Augstein) nuk ka bërë karrierë në Gestapo vetëm se ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore." Rabini Abraham Cooper, përgjegjës për hartimin e listës së antisemitëve, tha për kanalin e parë televiziv gjerman ARD, se megjithë kritikat ai është i bindur për zgjedhjen e tij. Augstein i ka kaluar kufijtë.
Përse amerikanët i besojnë thënieve të Broderit shumëkush në Gjermani nuk arrin ta kuptojë. Këshilli Qendror i Hebrenjve e akuzoi qendrën Simon Wiesenthal se nuk ka hulumtuar sa duhet dhe u distancua nga akuza për antisemitizëm kundër Augsteinit. Edhe politikanë gjermanë nga radhët e kristiandemokratëve dhe partisë "E Majta" e morën në mbrojtje Augsteinin.
Vetë Jakob Augstein në 29.12.2012 shkroi në internet: "Për luftën kundër antisemitizmit qendra Simon Wiesenthal ka gjithë respektin tim. Aq më shqetësuese është kur kjo luftë dobësohet. Dhe kjo ndodh patjetër kur gazetaria kritike cilësohet pa të drejtë si raciste apo antisemite". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën