LAJMI I FUNDIT:

Gazetari italian: Gjithçka ishte inskenim, grusht shteti nuk zgjat katër orë as në Banana Republikë

Gazetari italian: Gjithçka ishte inskenim, grusht shteti nuk zgjat katër orë as në Banana Republikë

Janë të shumtë zërat që flasin për një inskenim në atë që ndodhi në Turqi mbrëmjen e të premtes. Janë të shumtë ata që dyshojnë se gjithçka u sajua nga presidenti Erdogan apo të besuarit e tij, për ta bërë atë më të fortë dhe për t’u hapur rrugën ndryshimeve kushtetuese që do ta kthenin Turqinë në një republikë presidenciale, tani që Erdogan u bë president.

Corriere Della Sera vjen me një version të tillë nga një gazetar, Antonio Ferrari, që e ka njohur Turqinë prej 36 vjetësh dhe ka intervistuar të gjithë liderët politikë të këtij vendi, përfshirë edhe Erdogan.

Çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Turqi? Një grusht shteti?

E pra, grusht shteti është një fjalë e madhe. Maksimumi mund ta quajmë atë një mini grusht shteti të papërshtatshëm, që shpërtheu para kohe.

Pse nuk e besoni grushtin e shtetit?

Së pari, për shkak se në jetën time profesionale kam parë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, por një grusht shteti që zgjat vetëm katër orë nuk do të kisha mundur ta imagjinoja as në shtetin e lirë të Bananas (shtet imagjinar sipas një filmi të Ëoody Allen). Së dyti, ka fakte pothuajse shqetësuese, aq sa edhe të pamundur.

A mund t’i përshkruani dhe shpjegoni ato?

Po nis nga lajmet e konfirmuara.  jam duke e lënë shkallën e informacionit të njohur. E kam njohur Turqinë tridhjetë e gjashtë vjet më parë dhe e kam vizituar rregullisht që atëherë.

Kam intervistuar të gjithë liderët politikë, duke përfshirë edhe karizmatikun, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin edhe jam zënë dikur. Kjo njohje më ka lejuar të vendo raporte personale të rëndësishme. Me pak fjalë, kam burime të besueshme dhe të çmuara. Edhe natën e premte, me telefon, më kanë paralajmëruar.

Në çfarë kuptimi?

Më dhanë të kuptoj: kujdes, mund të jetë e sajuar. Erdogan nesër do të jetë më i fortë se sot.

Por, ka pasur rreth 200 të vdekur …

Po, por – më falni për cinizmin – numri i të vdekurve është i ngjashëm me atë të Ankarasë, të vrarët e demonstratës kundër luftës. A mendoni se kjo e shqetëson Erdoganin? “

Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi
Lexo po ashtu Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi

Pra, çfarë ka ndodhur?

Ne gazetarët shpesh për kotësi ose për tërheqje fatale ndaj Republikës, priremi të preferojnë artikuj të shkruar me të dhëën apo shkarravinat e stilit të vjetër, duke nënvlerësuar faktet. Por janë faktet, kronika e shëndoshë, syri vigjilent, përulësia dhe një mendje e stërvitur për të menduar që bëjnë ndryshimin. Nuk më kanë ikur dhe nuk e kam kufizuar fushëveprimin nga informacionet e muajve të fundit nga Turqia. Emërimi i kryeministrit të ri, Binali Yildirim, besnik i Erdogan. Personalitete gri por i aftë. Papritmas presidenti ka rritur presionin ushtarak kundër kurdëve të PKK, duke intensifikuar represionin më të dhunshëm. Dhe Yildirim njoftoi, në faza të afëta: së pari, paqen me Izraelin pas prishjes që pasoi sulmi ndaj autokolonës turke pacifiste detare në brigjet e Gazës, të cilat kushtuan 9 jetë; së dyti, një letër e Erdogan për Putin, ku i kërkonte falje dhe paqja e bërë me Rusinë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në qiejt e Sirisë; së treti, dora e tij e shtrirë për regjimin sirian, pra dora e zgjatur për Bashar al Assad, të cilin, deri një ditë më parë presidenti turk do ta kishte vrarë: në atë masë që sulltani bëri biznes me të pamëshirshmit e Isis (naftë kontrabandë), dhe u dërgonte armë ekstremistëve islamikë në Siri, duke nisur nga ISIS; Së katërti, rivitalizimi i rolit të Turqisë në NATO dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara.

Dakord, por grushti i shteti apo mini grushti i shtetit, ç’hyn këtu?

Në këtë pikë i lënë gjurmët e fakteve të dëshmuara dhe të hyjmë në një skenar hipotetik, megjithatë të mbështetur nga dëshmi të forta. Forcat e Armatosura turke ishin në agjitacion, në kuhdështi me Erdogan, i akuzuar për shumë mizori: represioni ndaj lirisë së shtypit, gënjeshtrat për refugjatët, refuzimi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Por forca e ulët, shumë kolonelë dhe oficerë nuk e kishin kuptuar se komanda e lartë ishte afruar me sulltanin.

Kjo forcë e ulët ishte e gatshme për të vepruar më vete?

Jo, por ishte e ndikuar nga Fethullah Gulen (Gylen), një predikues sunit, i cili jeton në mërgim në SHBA. Një Islamic vizionar dhe i moderuar, mik i vërtetë e pothuajse vëlla i Erdogan – ose të paktën i Erdoganit të parë. Ishte Gulen ai që i hapi sulltanit të ardshëm dyert e fondacioneve më me peshë. Gulen është një miliarder, kontrollon shkollat, universitetet, i ka rrënjët në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës, policisë, dhe është shumë popullor në mesin e ushtarëve. Ndoshta, kohët e mini grushteve të shtetit ishin ata të një prove force.

Të ndezur nga kush?

Nuk do të çuditesha nëse fitili do të ishte ndezur nga vetë Erdogan apo besnikët e tij.

Doni të thoni se mund të jetë një “grusht shteti fals”?

Pikërisht. Burimet e mia turke kanë pohuar këtë mundësi.

Po udhëtimi ajror i Erdoganit në qiellin e Europës?

Kam frikë se dikush, duke përfshirë edhe ndonjë koleg, ka ngatërruar Erdogan me Oçalan. Lideri PKK Abdullah Oçalan, që e kam intervistuar në luginën Bekaa, u përjashtua nga Siria dhe filloi të bredhë nëpër qiej në kërkim të azilit politik, para se kapej nga turqit dhe të dënohej me burg përjetë. Mendoni se është e mundur që Erdogan i bën thirrje popullit turi të dalin në rrugë për të mbrojtur vendin ndërsa fluturonte mbi Frankfurt, gati për të shkuar në Berlin për t’u gjunjëzuar përpara Merkel duke iu lutur për azil politik? Dhe ndoshta, pas JO-së së Merke, gati për të zbritur në Londër për të kuptuar qëllimet e të kryeministres së re, May? Ju lutem, vetëm duke e menduar, më vjen të qesh. Miq e kolegë, ky është rezultati i mosnjohjes së asaj për të cilën flitet.

Pra, sipas jush, ku ishte presidenti?

Për pushime, në Marmara. Ai mori një avion direkt për në Ankara, pastaj preferoi të drejtohej për në Stamboll, pasi mësoi se mijëra njerëz ishin gati ta prisnin, të përgjumur, por të ngazëllyer. Fundi i grushtit të shtetit, katër orë më vonë. Por ju lutem, të bëhemi seriozë.

Për ju, me pak fjalë, është pothuajse një farsë?

Po të mos kishte të vdekur, do të thoja po.

Po kujt i shërbeu ky mini grusht shteti, siç e quani ju?

Erdoganit. Është shumë më i fortë. Ndoshta ai shpreson që të ketë votat për të ndryshuar kushtetutën, dhe për të transformuar Turqinë në një republikë presidenciale.

Mendimi juaj?

Shpresoj që jo, veçanërisht për miqtë e mi turq. Dhe për kolegët e mi në atë vend, që çdo ditë rrezikojnë burgun . Në mos më keq./ Corriere Della Sera/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori