LAJMI I FUNDIT:

Gazetari maqedonas kërkon që Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” në Maqedoni (Foto)

Gazetari maqedonas kërkon që Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” në Maqedoni (Foto)

Fitorja e Shkëndijës kundër Mllada Bolesllav në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve në Ligën Evopa ka shfaqur nacionalizmat e gazetarëve maqedonas. Këtë herë gazetari i televizionit ultra-nacionalist dhe pro-qeveritar Tv Sitel Igor Trpeski ka kërkuar që gazetari i SuperSport dhe Digitalb Dritan Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” në Maqedoni për shkak se arenën ”Filip Vtori” në Shkup e ka quajtur si arena ”Adem Jashari”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Igor Trpeski me një postim në Facebook ka kërkuar që Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” dhe SuperSport-it t’i ndalohet transmetimi në Maqedoni. ”Shkruaj shkurt dhe dua të jem i qartë. Nga sot unë nuk do të publikoj lajme për KF Shkëndija nësë shefi apo presidenti i Shkëndijës nuk distancohet nga komentatori që arenën ”Filip Vtori” e quajti ”Adem Jashari”. Ju bëj thirrje edhe kolegëve të mij gazetar që të bëjnë të njejtën gjë. Gjithashtu bëj thirrje edhe tek Federata e Futbollit të Maqedonisë që të ndaloj transmetimin e platformës SuperSport në Maqedoni për lojën Shqipëri-Maqedoni në suaza të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ndërmarrjes për menaxhim me stadiumin i bëj thirrje që të mos lejoj Shkëndijën të luaj në këtë stadium. Boll me nacionalizëm në terrenet sportive.” shkruan Trpeski me shumë mllef e nervozë.


Nga ana tjetër edhe e përditshmja sportive Maqedonase e ka quajtur këtë rast si provokim nga gazetari Dritan Shakohoxha.

Tifo grupi kuq e zi refuzon të quaj këtë stadium me emrin ”Filip Vtori Makedonski” dhe atë e quan arena ”Adem Jashari”./Telegrafi/

Shkëndija e Tetovës mposht Mlada Boleslavin (Video)
Lexo po ashtu Shkëndija e Tetovës mposht Mlada Boleslavin (Video)

Makedonski Sport

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori