LAJMI I FUNDIT:

Gënjeshtra e Pique: Jemi bërë prindër

Gënjeshtra e Pique: Jemi bërë prindër

I dashuri i Shakiras, Gerard Pique, të premten ka shkruar në profilin e tij në Twitter se çifti është bërë me djalë.

“Djali ynë ka lindur! Jemi shumë të lumtur! Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar 25-vjeçari në spanjisht.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, ai është tallur në ‘Dia de los Innocentes’ (Ditën e të pafajshmëve) që është ekuivalente me ‘një prillin’ te ne.


Duke qenë se këngëtarja 35-vjeçare nuk e konfirmoi lajmin, menjëherë u dyshua në vërtetësinë e tij. Shakira pritet të lindë në ditët e para të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/