LAJMI I FUNDIT:

Gëzimi, shqiptari që po befason botën

Gëzimi, shqiptari që po befason botën

Këngëtari shqiptar i cili jeton në Suedi, Gëzim Gashi, ka arritur të befasojë botën e muzikës ndërkombëtare me këngën e tij “Trigger”.

Gëzimi është një këngëtar i ri, i cili është lindur në Kosovë, por që jeton dhe vepron në Suedi dhe Amerikë. Videoklipin e parë ai e ka realizuar kohë më parë, atë të këngës “Trigger”, që e ka punuar produksioni kosovar, UrbanGraphics.

E veçanta për këngën “Trigger” është se ka arritur të klikohet më shumë se një milion herë brenda tre muajve dhe ka arritur t’i sigurojë atij fansa anë e mbanë botës.

Kënga “Trigger” është shndërruar në hit në shumë radio stacione në Suedi, SHBA, Angli, Australi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë dhe Poloni, ndërsa ka qenë edhe në top 10 të disa stacioneve të njohura.

Videoklipi i këngës “Trigger” momentalisht po transmetohet në MTV dhe VIVA në Poloni, ndërsa Gëzim Gashi ka kontratë me Bold Music Group nga Suedia dhe My Music Records nga Polonia.

Se ai ka arritur të tërheqë vëmendje vlen të përmendim faktin se edhe ish-reperi dhe ministri aktual i Kulturës, Memli Krasniqi, kishte shkruar për të në Tëitter dhe i kishte dëshiruar shumë fat.

“Kënga e re e Gëzim Gashit do të jetë në bashkëpunim me reperin suedez të nominuar për Grammy, Lazee, ndërsa projekti do të punohet nga Boy Rekless, producentin që ka punuar me Jason Derulon, Demi Lovaton dhe Usher”.

“Shpresojmë që Gëzim Gashi do të pëlqehet edhe nga publiku kosovar dhe se do të publikoni një shkrim për të në portalin tuaj, pasi e dimë se Telegrafi është medium numër një në Kosovë dhe ne jemi shumë krenar për sukseset e këngëtarit shqiptar”, ka deklaruar menaxheri Eddie John për Telegrafin.

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori