LAJMI I FUNDIT:

Giphy Cam vjen në Android!

Giphy Cam vjen në Android!

GIF-ët kanë ndryshuar mënyrën se si komunikojmë me njëri tjetrin. Me kalimin e kohës, ato po bëhen edhe më të integruara në jetët tona.


Fableti i fundit nga Samsung iu mundëson të krijoni GIF-ët tuaj personal duke përdorur S-Pen ndërsa WhatsApp iu lejon të dërgoni video të konvertuara në formatin GIF.

Por kur flasim për GIF, është e pamundur të mos përmendim aplikacionin Giphy. Giphy ka një kohë që është pjesë e Facebook dhe Slack prej ku mund të dërgoni një GIF vetëm duke shkruar një fjalë të caktuar.

Edhe nëse nuk keni një Note 7 për të krijuar GIF, tani mund të rrini të qetë pasi që Giphy ka lansuar aplikacionin Giphy Cam për përdoruesit e Android.

Përmes këtij aplikacioni, ju mund të krijoni imazhet tuaja lëvizëse duke zgjedhur nga një seri e fotove ose videove dhe duke shtuar më pas filterat ose ‘stickers’ tuaj të preferuar.

Hapni aplikacionin dhe filloni të incizoni me video ose foto të njëpasnjëshme dhe më pas mund të shtoni efektet speciale, tekste, emoji etj.