LAJMI I FUNDIT:

Gjahu ndaj komandantëve

Gjahu ndaj komandantëve

EULEX-i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK-së. Misioni Evropian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, derisa vetëm 36 raste për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca s'kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.

Para pak ditësh, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX-i nëse kthehet në vendlindje, shkruan “Express”.

Në këtë formë, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish shefi i TMK-së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.


Megjithëkëtë, ai ka ardhur në Kosovë dhe nuk është arrestuar. Por, ndaj tij, tashmë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin për krime të luftës.

"Për këtë çështje nuk mund të komentojmë", është përgjigja e vetme e EULEX-it, kur pyeten se deri ku kanë shkuar hetimet për njërit prej ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës.
EULEX konfirmon se Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës.

"Prokurorët e EULEX-it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës", thuhet në përgjigjen e EULEX-it dhënë Gazetës Express, të mërkurën.

Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK-së po ballafaqohet me drejtësinë që dhjetë vite nën akuza për krime të luftës. Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës.

Pas arrestimit të fundi të Limajt, kryeministri dhe Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX-it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë.

“Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE-së.
Tash, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë. "Për Qeverinë i vetë ata të Qeverisë", thotë sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

"Qëndrimi i PDK-së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s’kam nevojë t’i përsërisë", thotë Musmurati, i cili mban pozitën e zëvendësministrit në kabinetin qeveritar.

Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t’i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën.

"As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por s’kanë bërë asgjë për t’u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK-së.

Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX’i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion.

"Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar", njofton EULEX-i.

Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE-së më shumë do t’i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të "merren me luftën e pastër të UÇK-së".

"Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX-i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK-së", propozon Xhemajli.

Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës.

"Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës", ka shtuar ai.

"As shumë, as pak, këta pushtetarë s’kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët", ka thënë Xhemajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori