LAJMI I FUNDIT:

Gjakftohtë, e matur, e suksesshme: Kush është me të vërtetë Hillary Clinton, gruaja që ka gjasa të mëdha të jetojë sërish në Shtëpinë e Bardhë?

Gjakftohtë, e matur, e suksesshme: Kush është me të vërtetë Hillary Clinton, gruaja që ka gjasa të mëdha të jetojë sërish në Shtëpinë e Bardhë?

Hillary Clinton nuk është politikane që ngroh zemrat, sepse konsiderohet gjakftohte, që nuk gëzon simpati të madhe, e që në taborin e grave konservatore është e papëlqyeshme. Por, ajo ka shanse të mëdha për të marrë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë sot profesori i studimeve amerikane, Volker Depkat, mendimet e të cilit Telegrafi do t’i sjell më poshtë.

Clinton ka arritur të jetë kandidate zyrtare e Partisë Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara, pas një fushate të gjatë, rraskapitëse dhe shumë të vështirë, në të cilën kundërshtar kishte një burrë të fortë si Bernie Sanders.

Martesa e saj me Bill Clintonin, pavarësisht nga afërsia emocionale, ishte një partneritet politik për karrierën e saj. Kjo lidhje ishte e suksesshme, madje më shumë se ajo mes Franklin dhe Eleanor Roosevelt në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.

Fillimisht, Hillary karrierën e saj e ka shtyrë në plan të dytë, që të ketë sa më shumë sukses burri i saj. Këtë e bëri që nga koha kur Bill ishte guvernator i Arkansasit. Në të njëjtën kohë ajo shihej si aktere e pavarur politike dhe si Zonja e Parë “më politike” që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo me sukses kandidoi për një post me rëndësi strategjike, si senatore e New Yorkut, e më 2008 tentoi të bëhej presidente, për t’u bërë pastaj shefe e Departamentit të Shtetit të administratës së presidentit Barack Obama. Nga ky post u largua që në qetësi ta bënte gati kandidaturën e saj të re.

Ky orientim këmbëngulës drejt qëllimit, është një nga karakteristikat kryesore të saj, që dëshmon aftësinë për të qenë drejtuese. Dhe, mu për këtë konsiderohet e ftohtë, e matur dhe oportuniste.

Ndryshe nga Obama tetë vite më parë, ajo nuk ngroh zemrat e votuesve, siç bënte ai me vetëm një sloganin: “Yes, we can” (Po, ne mundemi)! Në fakt, asnjë kandidat demokrat nuk ka qenë aq jopopullor sa Clinton, përkundër fatit që rival ka një kandidat republikan edhe më të papëlqyer si Donald Trump. Prandaj, votat këtë herë do të bëhen me kokë e jo zemër. Ndaj, analisti amerikan mendon se amerikanët do të votojnë për të.

“Republikanët kanë nominuar Trumpin, dikë që me populizëm e narciozoizëm ka potencial për të trembur qendrën e moderuar, si dhe grupet etnike që nuk janë të racës së bardhë. Kjo i jep Clintonit shansin të jetë kandidate e baraspeshës, e maturisë dhe përvojës politike”; thotë ai. “Kjo do të ishte e pamundur nëse tek republikanët kandidat do të ishte Jeb Bush apo Marco Rubio”!. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori