LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gjëra që nuk duhet të bëni kur ai ju tradhton

Gjashtë gjëra që nuk duhet të bëni kur ai ju tradhton
-->

Mos e nxirrni jashtë përbindëshin e vogël që ndodhet brenda jush.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një puthje, seks për një natë apo një lidhje paralele që ka zgjatur me muaj të tërë, të tradhtohesh është e dhimbshme. Por kjo s’do të thotë që lidhja juaj nuk ia vlen të shpëtohet.

Edhe pse familjarë dhe miq do t’iu thonë të hiqni dorë, vendimi përfundimtar ju takon vetëm juve.

“Monogamia nuk është e thjeshtë, madje për disa njerëz është pak më e vështirë, por shumë çifte me të cilët kam patur mundësinë të punoj, kanë zhvilluar një lidhje më të fortë pas tradhtisë.”-pohon terapistja e çifteve Irina Firstein për ‘Cosmopolitan’.

Nëse ndodheni në një situatë të ngjashme dhe kërkoni të rindërtoni marrëdhënien me partnerin tuaj, ja cilat janë 6 sjellje që duhet t’i shmangni.

1. Mos e injoro tradhtinë
Mos u sillni sikur asgjë nuk ka ndodhur, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë.

“Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes.”- shpjegon Firstein.

Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë shumë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.

Couple in bed

2. Mos fajëso veten
Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke ‘merituar’ diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.

3. Mos merr hak
Mund të të bëjë të ndihesh më mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish ‘në të njëjtën faqe’.

4. Mos përmendni tradhtinë për të fituar argumentet
Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” në fund të çdo fjalie, nuk do të zgjidhte asgjë.

5. Mos e përshpejto ‘procesin e shërimit’
Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit tënd. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri juaj lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.

6. Mos u largoni nga ndihma e profesionistëve
Shumë çifte i drejtohen terapistëve pasi ka ndodhur ‘gjëma’, kur fare mirë mund ta parandalonin duke shkuar rregullisht tek një specialist.

“Mund të jetë e frikshme të analizosh lidhjen tënde përballë partnerit, por një terapist mund t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët. Mos kini frikë t’i drejtoheni një profesionisti, ata kanë parë dhe dëgjuar gjithçka,” përfundoi Firstein. /Telegrafi/