LAJMI I FUNDIT:

Gjatë fluturimit me aeroplan, i vodhën para dhe gjësende me vlerë dy milion euro

Gjatë fluturimit me aeroplan, i vodhën para dhe gjësende me vlerë dy milion euro

Një udhëtari që po fluturonte nga Dubai për në Hong Kong, i janë vjedhur nga çanta që e kishte lënë në dollapin sipër kokës para dhe gjësende me vlerë.

Me të aterruar, Mustasa Saci zbuloi se i mungojnë 200 mijë dollarë, një orë Phatek Philippe dhe një Rolex, si dhe gjëra tjera me vlerë, transmeton Telegrafi.


Tregtari 39-vjeçar nga Turqia, që po udhëtonte në sektorin ekonomik të Fly Emirates, i ka njoftuar menjëherë stafin e kompanisë dhe sigurimin e aeroportit.

Ende nuk ka ndonjë njoftim nëse është zënë plaçkitësi, që kishte kryer vjedhje në çantën e ndërmarrësit të orëve të shtrenjta.

Kjo vjedhje që e dëmtoi viktimën për afro dy milion euro, besohet se është më e madhja e këtij lloji që është bërë ndonjëherë.

Kohëve të fundit, policia ka ndaluar shumë ‘udhëtarë’ të cilët fluturojnë me aeroplan, që të vjedhin nga pasagjerët. /Telegrafi/