LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit të kaluar 32 mijë persona u martuan në Kosovë, Prishtina e para me numrin e kurorëzimeve

Gjatë vitit të kaluar 32 mijë persona u martuan në Kosovë, Prishtina e para me numrin e kurorëzimeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.

“Të dhënat e paraqitura në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2015 nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë, ku janë grumbulluar gjithsej 17mijë e 494 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë kurorëzuar 16 mijë e 274 qifte-bashkëshortore”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Telegrafi.

Më tej në këtë raport janë dhënë edhe me përqindje se sa femra dhe meshkuj nga të gjitha komunitet që jetojnë në vend, janë kurorëzuar gjatë vitit që lam pas.

“Femrat e kurorëzuara me përkatësi etnike shqiptare janë 92.8%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 95.7%; femra të kurorëzuara me përkatësi etnike serbe janë 0.8%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike serbe janë 0.8%; femra të kurorëzuara të përkatësisë etnike turke janë 0.4%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike turke janë 0.5%; femra të kurorëzuara me përkatësi etnike boshnjake janë 1.4%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike boshnjake janë 1.3%; femra të kurorëzuara me përkatësi etnike romë, ashkali dhe egjiptian janë 1.2%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike romë, ashkali dhe egjiptian janë 1.1%; ndërkaq, femra me përkatësi tjetër etnike janë 3.4% dhe meshkuj 0.5%”, thuhet më tej në njoftim.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31.2 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 27.7 vjeçare.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 mijë e 604 ose 34.4%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 mijë e 020 ose 30.8%.

Komuna e Prishtinës zë vendin e parë në Kosovë me 1 mijë e 403 kurorëzime ose 8.0%, pastaj vjen Prizreni 1 mijë e 325 ose 7.6%, ndërsa në vendin e tretë gjendet Podujeva me 1 mijë e 206 ose 6.9% kurorëzime.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 mijë 656 ose 65.5%, kurse e meshkujve 12 mijë e 002 ose 73.7%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori