LAJMI I FUNDIT:

Gjërat e “gërditshme” që çdo femër i bën për t’u dukur e bukur

Gjërat e “gërditshme” që çdo femër i bën për t’u dukur e bukur

Edhe meshkujt bëjnë gjëra të ndryshme çdo ditë për t’u dukur më bukur, mirëpo femrat i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes fizike.

Por, për ta bërë këtë, femrat shpeshherë duhet të bëjnë gjëra të cilat nga disa mund të quhen edhe të “gërditshme”, transmeton Telegrafi.


Cosmopolitan ka përpiluar një listë me këto gjëra, listë të cilën Telegrafi e transmeton për ju.

Shpërthejnë puçrrat

Shpeshherë femrat janë të “detyruara” t’i shpërthejnë puçrrat, pavarësisht se e dinë që kjo gjë shkakton të kenë edhe më shumë të tilla.

Nuk i pastrojnë furçat e grimit për shkak se përtojnë

Siç tregon autorja e këtij shkrimi, ajo nuk i pastron ato për shkak se niset me logjikën që gjatë aplikimit të grimit fytyra e saj është e pastër, prandaj edhe furça do të mbetet e pastër.

Por, kjo është gënjeshtër dhe të gjithë e dinë këtë, prandaj është mirë t’i pastroni ato më shpesh.

Nuk e hedhin bojën e qerpikëve për dy vite, sepse besojnë që ka ende aty

Zakonisht boja e qerpikëve dhe vetullave supozohet të hidhet në bërllok çdo tre muaj, për shkak se përdorimi i saj pas tre muajve mund të shkaktoj infeksion në sy.

E përdorin gishtin dhe pështymën për të rregulluar linjën e syve

Pavarësisht se ekzistojnë shkopinjtë e pambukut të veshëve, të cilët mund të përdoren edhe për rregullimin e linjës së syve, femrat preferojnë që shpeshherë ta përdorin gishtin dhe pështymën për këtë gjë. /Telegrafi/