LAJMI I FUNDIT:

Gjërat e rëndësishme që prindërit duhet t’ua tregojnë fëmijëve

Gjërat e rëndësishme që prindërit duhet t’ua tregojnë fëmijëve

Si prind, e ndjeni detyrën të ndani me fëmijën të gjitha mësimet çiftuara gjatë jetës, e të cilat kishi dashur që dikush do t’ua kishte treguar kur keni qenë në moshë të re.

Zemërgjerësia është falas

Shpenzimi i kohës duke thënë apo bërë diçka të mirë – qoftë nëse i thoni dikujt se flokët i duken bukur apo ia mbani qeset e rënda – mund të bëjë diferencë të madhe, transmeton Telegrafi.

Zemërgjerësia nuk kushton fare asgjë, por bërja e një vepre të mirë ndihmon që të ndjeheni më mirë.

Mbani qëndrim të njëjtë si në fitore, ashtu edhe në humbje

Pavarësisht se a dilni të parët apo të fundit, gjithmonë silluni mirë me të gjithë garuesit tjerë. Askujt nuk i pëlqejnë fituesit mendjemëdhenj, apo humbësit e thartë. Megjithatë, gjithkujt i pëlqen kur dikush i shtrëngon duart me të gjithë, pavarësisht titullit.

Zgjidhni me kujdes personat që i admironi

Të bëhemi të sinqertë, personat e famshëm mund të mos jenë më të mirët për t’i admiruar, sepse shpeshherë mbajnë epitetin e narcisistave, njerëzve të egër dhe të vetmuar.

Dëshira për një stil të jetës gjithmonë duke u argëtuar mund t’ju duket tërheqëse, por së shpejti do ta mësoni se është më mirë të fokusoheni në qëllimet realiste dhe jetësore. /Telegrafi/