LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që çdo femër i mëson kur është beqare

Gjërat që çdo femër i mëson kur është beqare

“Artin” e të shkuarit në një festë e vetme

Të shkoni në një festë e vetme mund të jetë e frikshme, por posa ta “mjeshtëroni” këtë “art”, ju do ta kuptoni se jeni plotësisht e aftë të bëni shokë dhe shoqe të reja pa e pasur dikë në anën tuaj, transmeton Telegrafi.

Bukuria e vetmisë

Një ndër mendimet më të frikshme në botë është të jesh vetëm me mendimet tuaja. Të jesh beqare, veçanërisht për një kohë të gjatë, të jep hapësirë të zbuloni se kush jeni dhe pse e ndjeni atë që e ndjeni.

Posa ta njihni veten më mirë, vetmia nuk do të jetë më vetmi, por relaksim.

E mësoni vlerën e vërtetë të shoqërisë

Njerëzit në lidhje dashurie kanë shokë, por kur janë beqarë kanë më shumë kohë të kultivojnë shoqëri të thella.

Bukuria e shoqërisë është se ju lejon të krijoni lidhje emocionale, por të cilat nuk janë aq të dhimbshme dhe nuk kërkojnë aq shumë angazhim sa një lidhje.

Keni kohë të fokusoheni në veten tuaj

Kur jeni beqare do të keni mundësi të merrni vendime duke u bazuar në dëshirat tuaja. Duke kuptuar se çfarë janë saktësisht ato dëshira, do t’ju ndihmojë të rriteni shumë si person.

Veç kësaj, nuk do të ndjeheni asnjëherë fajtore pasi që vendimet i keni marrë et…

Do të mësoheni si të masturboni…

Më në fund do të keni shumë kohë për t’u praktikuar…

Gjithashtu, gjatë periudhës së beqarisë do të mësoni ta vlerësoni artin e masturbimit në një mënyrë që asnjëherë nuk e keni konsideruar si e rritur.

Seksi është pjesë e mrekullueshme dhe e domosdoshme e jetës, por masturbimi është një gjë krejtësisht tjetër dhe mund t’ju jep një nivel tjetër të qartësisë. /Telegrafi/