Në shumë vende të botës, statistikat thonë se 50% e martesave të para, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave përfundojnë me shkurorëzim, që na inkurajojnë që gjithnjë e më shumë ta kuptojmë partnerin dhe t’ia shprehim ndjenjat e vërteta me gjuhën e duhur të dashurisë.
Hapi i parë është ta kuptoni se dashuria nuk është diçka që fillon e më pas ndalon. Problemi qëndron aty se nuk jemi mësuar që të kujdesemi për dashurisë dhe t’i kushtojmë vëmendje të duhur. Në vend të kësaj na e kanë mbushur kokën me përralla që nuk kanë aspak lidhje me jetën dhe realitetin, duke na zvogëluar gjasat që të kemi një lidhje të lumtur. Duhet kuptuar se për një lidhje të shëndoshë duhet investuar shumë mund. Ja disa nga mënyrat që ju ndihmojnë ta ruani lidhjen aktuale, me të cilën mund ta ndryshoni gjendjen atëherë kur mendoni se gjithçka ka mbaruar.
Flisni!
Mos lejoni që marrëdhënia t’ju shndërrohet në një marrëdhënie "bajate" dhe një imtësi e vogël të shkaktojë dridhje. Komunikimi autentik është kyç në ruajtjen e një lidhje. Martesat dështojnë pasi që partnerët nuk komunikojnë se më të kënaqur janë ato çifte të cilët zëshëm identifikojnë problemet e tyre.
Forconi dashurinë
Ekzistojnë pesë gjuhë të dashurisë, thotë autori Gary Chapman. Këto janë mënyra me të cilat partneri juaj mundet ta thotë, përkatësisht ta vërtetojë se ju dashuron dhe e kundërta. Zbulojeni cila është mënyra me të cilën duhet të flisni me partnerin tuaj dhe tregojani e vërtetojani se e dashuroni. Shpeshherë e tregoni dashurinë në mënyra të ndryshme, por nëse gjuhën e dashurisë e keni ndryshe, që të dy mendoni se po dërgoni shenja të dashurisë, por ju nuk mund t’i deshifroni ato.
Vëreni anën e mirë të partnerit
Disa autorë mendojnë se si dashuria mund të zgjasë kur të dy partnerët në plan të parë i vendosni anët pozitive të njëri-tjetrit. Provoni kështu për një javë rresht – jepni gjithçka nga vetja juaj, duke injoruar imtësitë që nervozojnë partnerin tuaj. Përqendroni vëmendjen në gjërat pozitive të tij, falënderojeni për të gjitha të mirat që ka si dhe injoroni ato që ju pengojnë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'