LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i bëni në mëngjes për të qenë më të shëndetshëm

Gjërat që duhet t’i bëni në mëngjes për të qenë më të shëndetshëm

Mëngjesi e cakton rrjedhën e tërë ditës, pasi që disponimi i mëngjesit qëndron thuajse tërë ditën.

Më poshtë gjendet një listë me rituale të shëndetshme të mëngjesit, të cilat do t’ju sigurojnë të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshëm.


Zgjohuni herët

Gjëja e parë që duhet të bëni për të filluar një ditë të lumtur është të zgjoheni herët. Paqja e një ecje të hershme të mëngjesit ju ofron ndjesi që asgjë tjetër nuk ua ofron, transmeton Telegrafi.

Kur ta bëni këtë do të vëreni ndryshime të dukshme në trupin dhe disponimin tuaj, e mël asnjëherë nuk do të përtoni të zgjoheni më herët se zakonisht.

Pastrojeni gjuhën

Gjatë rutinës së larjes së dhëmbëve, do të ishte mirë ta pastroni edhe gjuhën me furçë të dhëmbëve. Kjo gjë do ta hiqte qafe erën e keqe të gojës që e keni në mëngjes, e gjithashtu ushqimi që do ta konsumoni gjatë ditës do të ketë shije më të mirë.

Konsumoni ujë

Të gjithë e dimë se konsumimi i ujit në mëngjes i ka avantazhet e veta, e kjo është arsyeja se përse rekomandohet të pini ujë në mëngjes.

Konsumimi i ujit në mëngjes ju ndihmon të humbni peshë, të zgjoheni më shpejt, të dukeni më mirë etj.

Muzika

Kur jeni në veturë apo transport publik, dëgjoni muzikë ritmike e cila ua ndreq disponimin. Pra, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, apo mund të dëgjoni edhe një libër (audiobook) për ta filluar një ditë të mbarë.

Rekomandohet të mos dëgjoni muzikë pikëlluese apo shumë ritmike në mëngjes.

Buzëqeshni

Nuk duhet t’i buzëqeshni vetes vetëm në pasqyre çdo ditë, por edhe të tjerëve gjatë tërë ditës, aq më shpesh që mundeni. Njerëzit që buzëqeshin, jo vetëm që duken më bukur, por edhe jetojnë më gjatë se të tjerët.

Meditoni

Meditimi është ndër mënyrat më efektive për ta mbajtur mendjen të shëndoshtë dhe në paqe. Meditimi na ndihmon ta mbajmë balancën edhe gjatë kohërave më sfiduese. /Telegrafi/

 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori