LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk duhet t’i bëni në transport publik

Gjërat që nuk duhet t’i bëni në transport publik

Si çdo gjë tjetër edhe udhëtimi me transport publik mund të jetë pak i mërzitshëm. Sidoqoftë, gjërat bëhen më të bezdisshme kur disa udhëtarë harrojnë t’i shikojnë punët e tyre në hapësirë publike.

Duket sikurse ata mendojnë se nuk ka njerëz tjerë dhe se gjithçka i përket atyre. Por, nëse jeni një nga këta persona duhet ta dini se disa gjeste tuajat mund t’i bezdisin të tjerët dhe është mirë ta rregulloni këtë problem, transmeton Telegrafi.


Mos flisni me zë të lartë në celular

Jo, bota nuk brengoset se me kë ke ngrënë darkë apo si ke kaluar mbrëmë. Flisni me zë më të ulët dhe mbani bisedat sekrete. Dhe, nëse veç nuk mund ta rregulloni këtë problem, atëherë të paktën mos i zgjatni bisedat por shkurtoni sa më shumë.

Kujdes me muzikën..

Duhet të keni parasysh se disa dëgjuese të caktuara nuk e mbajnë zërin mirë dhe këngët që i dëgjoni ju i dëgjojnë të gjithë tjerët. Pra, ka njerëz të cilëve nuk u pëlqen shija juaj dhe nuk është mirë t’i pengoni me volumin e lartë të muzikës që e dëgjoni!

Mos u përpiquni të uleni në një karrige e cila nuk u zë

E kuptojmë se shpeshherë mund të lodheni duke qëndruar në këmbë, por në raste të tilla më mirë është t’i kërkoni dikujt t’ua liroj karrigen sesa të uleni në një vend dhe t’i ngushtoni shumë të tjerët.

Kuptojeni dallimin mes hapësirës publike dhe hapësirës private

Transporti publik njihet si publik pasi që është bërë për të gjithë. Pra, mos e shfrytëzoni atë sikurse të jetë pronë e juaja personale. Mos zini shumë vend kur uleni dhe çanta juaj mund të rrijë edhe poshtë këmbëve tuaja, por edhe në prehër. Pra, mos i zini dy ulëse vetëm sepse keni çantë apo laptop, sepse këto mund ta zënë vendin e një personi që me të vërtetë ka nevojë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori