LAJMI I FUNDIT:

Gjilanasi “leqit” publikisht vajzën që u martua me djalin e vëllait

Gjilanasi “leqit” publikisht vajzën që u martua me djalin e vëllait

“Mirdita për tan kombin shqiptar prej Kosove dhe mbar kombit shqiptar kudo që asht”, nis letra e vënë në një shtyllë elektrike, në hyrje të xhamisë në lagjen e njohur si Zabeli i Sahit Ages, afër Shkollës së Bujqësisë në Gjilan.

Poshtë letrës – në të cilën qytetari që thotë të jetë nga Gjilani, B.H 73-vejçar – ka vendosur letërnjoftimet e dy personave të tjerë që thotë se kanë bërë incest, duke u martuar mes vete.


Në këtë shpallje Hyseni, përpos që tregon publikisht se ka përjashtuar nga familja vajzën e tij, A.S femër 30 vjeç, pasi është martuar me djalin e vëllait nga nëna A.H mashkull 38 vjeç.

Por B.H kërkon që të gjithë njerëzit t’i dënojnë për këtë veprim dhe e përdor fjalën “leqit” që në zhargonin publik në Kosovë, nënkupton “heqje dorë nga një familjar apo i afërm, pasi ai ose ajo ka bërë një veprim të pamoralshëm bazuar në traditën e shoqërisë ose familjes”.

“A.S dhe A.H, janë kushëritë e parë, fëmijët e dy vllaznive prej një nane, por këta dy huligana, kusheri të parë për 38 vite, kanë vendosur që prej vitit 2014 të kalojnë prej akusherive e janë ba burrë e grue. Unë po e shkruaj këtë informaët haptazi”, ka shkruar ai, me një gjuhë shumë zor të kuptueshme.

LEQ1

Insajderi ka telefonuar të apostrofuarit në këtë tekst, pasi janë lënë edhe numra të telefonit por asnjëra palë nuk ka pranuar të flasë e as të sqarojë rastin.

Por B.H, në letrën e tij, bënë thirrje që “tërë kombi shqiptar”, t’i dënojë këta persona sipas tij “të pa karakterë dhe të pamoralshëm”, që kanë poshtëruar familjen.

LEQ2

“I lus mbar kombin shqiptar që kta persona kush i njeh dhe kush i she me i dënue për hater të kombit shqiptar. Se lejon ndërgjegja me bo ksi budallakija, se ka boll femna dhe meshkuj jashtë familjeve me u martu, e jo sot në këtë kohë, në vitin 2016 me pas hala këso njerëz të pa shkollë dhe të mbrapambetur”, ka shkruar B.H.

Fotografia e kësaj shpallje është realizuar para dy dite dhe sipas datës ajo është vendosur aty me 5 maj 2016./Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori