LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastër, sekuestrohen 220 kg kanabis

Gjirokastër, sekuestrohen 220 kg kanabis

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 220 kg kanabis në një aksion të zhvilluar në orët e para të ditës së sotme, ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e lëndës narkotike.

“Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm kanë marrë informacion në rrugë operative se një sasi lënde narkotike do transportohej nga Lazarati në drejtim të Fierit e më pas për destinacion përfundimtar Italinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth orës 01.50 , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, mësohet se kanë konstatuar se në aksin rrugor Kordhocë –Gjirokastër po lëvizte me shpejtësi një automjet tip Benz me targa falso GJ 4868A, dhe xhamat i kishte të zinj (të riveshur ), siç sqaron policia.


Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër së bashku me dy efektivë të qarkullimit rrugor i kanë dalë para automjetit për ta ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që tentuan ta ndalonin, transmeton BW.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit që dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Drejtuesi i automjetit në hyrje të qytetit Gjirokastër ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë të brendshme të qytetit në drejtim të lagjes Zinxhira, ku është futur në mes të disa magazinave në dhe ka braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi. Ai ka përfituar nga mjegulla e dendur dhe errësira .

Në ndjekje të autorit janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe efektivë të Komisariatit të Policisë Gjirokastër por nuk është bërë e mundur kapja e autorit. Nga këqyrja që iu bë automjetit tip Benz me targa Gj 4868 A, rezultoi se drejtuesi i automjetit i kishte hequr ulëset e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe ulëseve të pasme. Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset ulësja e pasme u gjetën 48 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë nga 3.5 deri në 5.9 kilogramë secila gjithsej 220.2 kilogramë marihuanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori