LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për kampin e Barcelonës (Video)

Gjithçka gati për kampin e Barcelonës (Video)

Tashmë është gjithçka gati për fillimin e kampit të parë të FC Barcelonës në Kosovë. Qindra fëmijë janë regjistruar në këtë kamp, me shpresën se do ta fitojnë të drejtën t’i bashkohen gjigantit katalunas. Organizatorët e kampit thonë se pranimi i Kosovës në UEFA i ka lehtësuar gjërat edhe më shumë.

Të rinjtë kosovarë nga mosha 8 deri në 16 vjeç do të kenë mundësi të stërviten dhe t’i shohin për së afërmi metodat me të cilat përgatiten lojtarët e akademisë më të madhe në botë, asaj të Barcelonës. Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e “FCBEscola Soccer Camp”, në të cilin pritet të marrin pjesë trajnerët e akademisë së Barcelonës.

Sipas koordinatorit, Adnan Ahmeti, ky kamp është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe ka ardhur falë lobimit në kongreset botërore të klubit të Barcelonës.

“Fatbardhësisht edhe ne arritëm të futemi në agjendën e akademisë më të fuqishme në botë, FCBEscola, e cila është akademi e klubit të Barcelonës. Këtë e kemi arritur falë lobimit në këto tri vjetët e fundit duke marrë pjesë në kongreset botërore të FC Barcelonës, ku kam pasur rastin për së afërmi ta takoj kryetarin e klubit, Josep Maria Bartomeu, si dhe zëvendëskryetarin, i cili është përgjegjës edhe për ‘Fan Klubet’ brenda dhe jashtë Barcelonës dhe aty unë e kam prezantuar idenë se në Kosovë kemi talente dhe kemi çka të ofrojmë dhe jemi të interesuar që ta mbajmë ‘FCBEscola Soccer Camp’ edhe në Kosovë, dhe më në fund u arrit kjo”, ka deklaruar Ahmeti.

Po ashtu ai ka thënë se ka filluar regjistrimi i pjesëmarrësve dhe se ky kamp do të jetë një mundësi e mirë për talentet nga Kosova që të ushtrohen me metodat e akademisë së klubit “Blaugrana”.

“Ne tashmë kemi filluar regjistrimin dhe është duke ecur shumë mirë. Presim të marrin pjesë 250 deri në 300 fëmijë dhe deri më tani interesimi është i jashtëzakonshëm, kemi interesim të fëmijëve kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës për të marrë pjesë në këtë kamp stërvitor. Në këtë kamp do të përzgjidhen dy fëmijë të cilët vitin e ardhshëm do të qëndrojnë një javë në ‘FCBEscola’ në Barcelonë dhe kjo pjesëmarrje është lehtësuar shumë nga e marta, ku edhe e kemi marrë liberalizim e vizave dhe fëmijët të cilët do të paraqitën do ta kenë të sigurt pjesëmarrjen në ‘FCBEscola’ në hapësirat e seancave stërvitore”, ka thënë koordinatori Ahmeti.

Kampi është paraparë të mbahet në fushat e klubit futbollistik KEK-u në Kastriot e që do të fillojë nga data 21 dhe do të përfundojë më 25 maj. Sipas organizatorëve, fëmijët të cilët do të marrin pjesë në këtë kamp do ta kenë mundësinë të njihen për së afërmi me metodat e stërvitjes së klubit më të suksesshëm në botë.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori