LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për MTV Video Music Awards 2016

Gjithçka që duhet të dini për MTV Video Music Awards 2016

Pritja për MTV Video Music Awards 2016 fatmirësisht po mbaron, pasi sonte në orët e vona të natës do të ndahen çmimet për rreth 17 kategori.

MTV ka paralajmëruar një show të paparë, ku nuk do të kemi vetëm artistë të rinj, por edhe rikthimin e të “vjetërve”.


Spektakli pritet të hapet nga Rihanna, e cila do të dhurojë një spektakël me hitet e saj më të “nxehta” për çmimin “Michael Jackson Vanguard Award” e më pas do të mbajë një fjalim përshëndetës dhe falënderues.

Përveç RiRi-t, Britney Spears dhe G-Eazy do të ndezin skenën me “Make me…”, si dhe një kolazh me hitet e kaluara të Spears.

Bebe Rexhës ëndrra po i bëhet realitet: Ky është suksesi më i madh në karrierë (Foto)
Lexo po ashtu Bebe Rexhës ëndrra po i bëhet realitet: Ky është suksesi më i madh në karrierë (Foto)

Ariana Grande dhe Nicki Minaj do të performojnë për herë të parë bashkëpunimin e tyre më të fundit, “Side to Side”, kurse Kanye West do të ketë për vete të gjithë skenën për plot 4 minuta.

Future dhe Fatty Wapp gjithashtu do të ngjiten në skenën e Madison Square Garden, pas të cilëve do të performojnë edhe Demi Lovato dhe Nick Jonas.

Taylor Swift dhe Lady Gaga nuk do të jenë pjesë e ceremonisë sonte, ndërsa Adele pritet të konfirmohet, pasi është ndër pretendentet kryesore për “Video of The Year”.

Burime pranë MTV kanë konfirmuar se Beyonce do të dhurojë një spektakël të vërtetë në New York, por lista e këngëve që do të performojë është akoma e panjohur. Kujtojmë se në 2014-n, Queen Bey performoi të gjithë albumin e saj, gjë që lë mundësinë e një kolazhi të “Lemonade” ose këngë të reja.

Edhe Rita Ora në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV-së (Foto)
Lexo po ashtu Edhe Rita Ora në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV-së (Foto)

Edhe këtë vit, një tjetër shqiptare do të ngjitet në skenë, por për të dhënë një çmim. Po flasim për Bebe Rexhën.
Kim Kardashian, Diddy, Alicia Keys, Fifth Harmony e shumë të tjerë do të jenë prezantuesit e çmimeve mbrëmjen e sotme.

Rita Ora, Dj Khaled dhe Tove Lo do të performojnë në pre-show.

Këtë vit VMAs priten të jenë një “luftë” e vërtetë me Beyonce-n, që është pretendente me 11 nominime, Adele me 8 dhe pa harruar Justin Bieber, Drake dhe Kanye West.

Me pak fjalë, MTV VMAs 2016 është një event për të mos u humbur. /Blitz.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori