LAJMI I FUNDIT:

Gjuric: Serbinë e presin vendime të vështira

Gjuric: Serbinë e presin vendime të vështira

Marko Gjuric, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar sot në Beograd, se gjatë ditëve të ardhshme, kreu shtetëror i Serbisë do të duhet të marrë disa vendime shumë të vështira për Kosovën, për të cilat opinioni do të njihet detajisht.

“Nuk kemi arritur kurrfarë kompromisi, por jemi të vendosur që të shkojmë kah ai”, u tha Gjuric gazetarëve, pas takimit të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, në ndërtesën e presidencës në Beograd, dhe shtoi se “ky rund i bisedimeve i ka tejkaluar të gjitha pritjet tona negative dhe situata është shumë e vështirë”, transmeton Rel.

“Ditëve të ardhshme udhëheqja shtetërore do të ketë rast të marrë vendime tejet të vështira dhe për këtë detajisht të bisedoj me opinionin”, tha Gjuric. /Telegrafi/