Kërkesave që Serbia ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj, zyrtari serb Gjuriq u është përgjigjur se është më mirë që Kosova ta fusë në Kushtetutën e saj Serbinë
As që bëhet fjalë për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë, thotë Beogradi zyrtar pasi që ministrja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se nga Serbia është kërkuar që të hiqet preambula në të cilën Kosova trajtohet pjesë e Serbisë, transmeton Koha.net.
Ky qëndrim ka aktualizuar pyetjen nëse dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje e të zbatojnë zgjidhje krahas preambulës, e cila, siç është dëshmuar deri më tash, e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve, konstaton REL, emisioni në gjuhën serbe.
Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për këtë medium ka thënë se “marrëdhëniet e Kosovës e të Serbisë nuk mund të normalizohen me Kushtetutën e tashme të Serbisë, e cila Kosovën e parasheh territor të vetin. Pos kushteve për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, Serbia ka po ashtu kapitullin 35 që kërkon diçka të tillë. Në këtë kuptim, është me rëndësi arritja e një marrëveshjeje që do të ishte juridikisht e detyrueshme në fazat e ardhshme e për fillim, kemi kërkuar se është koha që Serbia, nga Kushtetuta e vet, pra nga preambula, ta heqë Kosovën”.
“Sa më shumë t’i afrohemi BE-së, kjo do të ndodhë, e ajo që tani është krejtësisht e sigurt, është se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa njohjen e Kosovës”, citon rel të ketë thënë Tahiri.
Nga Beogradi, as kësaj radhe, nuk ka munguar retorika e ashpër.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka vlerësuar, në një deklaratë për RTS-në se “se Prishtina do të duhej që në Kushtetutën krahinore sa më parë ta fusë Serbinë, pasi kjo është mënyra e vetme që të jetë e përfaqësuar në bashkësinë ndërkombëtare”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi