LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: Azem Syla mund të ndikojë në dëshmitarë

Gjykata: Azem Syla mund të ndikojë në dëshmitarë

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, do t’i duhet që pjesën më të madhe të verës ta kalojë në paraburgim, kjo pasi që gjyqtarja e procedurës paraprake e EULEX-it, Jennifer Seal, i caktoi masën e paraburgimit edhe për tre muaj.

Së bashku me Sylën, paraburgimi iu caktua edhe shoferit të tij, Artan Vilës, por edhe Nuhi Ukës, Sabaudin Haxhiut, Avni Maxhunit, Hajrullah Berishës, Ilaz Sylës dhe Lubisha Vujoviçiqit, të gjithë këta të dyshuar në rastin e njohur të keqpërdorimit të ish-pronave shoqërore.


Paraburgimin për Sylën dhe të tjerët e kërkoi prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, pasi konstatoi se të dyshuarit mund ta pengojnë procedurën.

“Përgjimet e fundit tregojnë se grupi është aktiv në pengimin e procedurave duke i fshehur dokumentet dhe duke komunikuar dijeninë e tyre për hetimet në vazhdim me njëri-tjetrin”, pretendoi prokurori Cecarreli në kërkesën e tij.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, në kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së prokurorit tha se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë dyshimin e bazuar se Azem Syla ka kryer veprën penale, ndërsa edhe rreziku i arratisjes nuk ekziston se i mbrojturi i tij është kthyer nga Shqipëria vullnetarisht, ndërsa mohoi rrezikun për ndikim në dëshmitarë duke treguar se dy dëshmitarë janë të mbrojtur.

Edhe Tahir Rrecaj e kundërshtoi kërkesën për vazhdim të paraburgimit duke thënë se kërkesa e prokurorit është e bazuar në fakte abstrakte.

Kundërshtime ndaj kërkesës së prokurorit bënë edhe avokatët e të dyshuarve tjerë.

Gjyqytarja e procedurës paraprake tha se për disa nga të dyshuarit ekziston rreziku i moderuar i arratisjes, por ky rrezik sipas saj për Azem Sylën është i ulët.

Megjithatë, gjyqtarja Seal u pajtua se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në dëshmitarë dhe të shkatërrojnë provat.

“Për disa nga të pandehurit, sikurse për Azem Sylën, ka shumë të ngjarë që ai do të udhëzojë të tjerët që të pengojnë dëshmitarët, apo t’i shkatërrojnë apo fshehin dëshmitë dokumentare”, thuhet në vendimin e gjyqtares Seal me të cilin miratoi kërkesën e prokurorit Ceccarelli për vazhdim të paraburgimit edhe për tre muaj.

Gjyqtarja Seal më tej tha se pajtohet se në këtë moment ka rrezik shumë të lartë se mund të ndikohet në dëshmitarë pasi hetimet janë shumë aktive dhe se grupi ka rrjet të madh të bashkëpunëtorëve në dispozicion.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake lidhur me këtë konsideron se ka shenja se dëshmitarët potencialë janë penguar dhe kërcënuar, apo u janë premtuar shuma të parave për deklarata të rreme,” vlerësoi gjyqtarja Seal.

Krejt në fund, Seal konsideroi se vazhdimi i paraburgimit edhe për tre muaj, do të jetë i mjaftueshëm për prokurorin Ceccarelli që t’i përfundojë shumicën e veprimeve hetimore.

Nuhi Uka, Ilaz Syla, Arton Vila, Sabaudin Haxhiu, Hajrullah Berisha dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill, Azem Syla ishte dorëzuar dy ditë më pas, ndërsa Lubisha Vujoviq më 1 prill.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për vepra që ndërlidhen me krim të organizuar lidhur me prona në regjionin e Prishtinës. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori