LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndryshon dënimin për komandantin e policisë në Obiliq

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndryshon dënimin për komandantin e policisë në Obiliq

Një Trup gjykues i përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga gjykatësi i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka ndryshuar dënimin për komandantin e stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Komunale në Prishtinë për dy pika të akuzës për abuzim seksual, dy pika për keqtrajtim (fyerje verbale dhe frikësim) gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, dhe një pikë për pranim të ryshfetit.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut e ka refuzuar njërën pikë të akuzës dhe ka ndryshuar një pikë të akuzës përkitazi me datën e kryerjes së krimit. Më tej, Trupi gjykues e ka pranuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes për heqjen e njërës pikë për të pandehurin, dhe rikategorizimin e një pike tjetër të akuzës. Pjesa tjetër e ankesës është refuzuar.

Gjykata e shkallës së dytë po ashtu e ka zvogëluar dënimin kundër Sejdi Zeqirit. Dënimi i përgjithshëm është zvogëluar në dymbëdhjetë muaj burgim, me një dënim shtesë të ndalimit të kryerjes së aktiviteteve në administratën publike ose të shërbimeve publike edhe për dy vite pas përfundimit të vuajtjes së këtij dënimi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori