LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 101 vjeçe vrapon dhe shënon rekord (Video)

Gjyshja 101 vjeçe vrapon dhe shënon rekord (Video)

Sigurisht, kampionit xhamajkan Usain Bolt, i duhen më pak se 10 sekonda. Por të vraposh për 100 metra në moshën 101- vjeçare, nuk është diçka që e bëjnë të gjithë.

Ida Keeling, e cila feston ditëlindjen e saj të 101 në 5 maj, ja doli. Të shtunën e 30 prillit, në Philadelphia (SHBA), në pistën e atletikës, doli e fundit në garën ku merrnin pjesë të moshuar mbi 80 vjeç, por shënoi rekord botëror në kategorinë e saj, duke i përshkuar 100 metrat, për 1 minutë 17 sekonda e 33 të qindat, shkruan noa.al.


Ida, afro-amerikane me banim në Manhattan, kur arriti në fund përshëndeti të pranishmit, të cilët e duartrokitëm.

“Ndoshta arrita ta çoja deri në fund vrapin, në sajë të mbështetjes së publikut. Këshilla ime për të gjithë? Duajeni veten tuaj. Hani për të qenë mirë, pak mish dhe shumë rrallë ëmbëlsira dhe bëni stërvitje të paktën një herë në ditë”, tha ajo për NBC.