LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e kontratave të infrastrukturës në “gjykatën e tenderëve”

Gjysma e kontratave të infrastrukturës në “gjykatën e tenderëve”

Parregullsi të shumta në fushën e prokurimit janë evidentuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2015.

Sipas raportit të kësaj zyre, Departamenti i prokurimit nuk i është përmbajtur planit të prokurimit në zhvillimin e aktiviteteve dhe ka shumë mospërputhje në mes të planit të prokurimit dhe raportit të kontratave të nënshkruara gjatë 2015-s, shkruan sot Koha Ditore.


Edhe pse vitin e kaluar ishte tërhequr vëmendja për mospërfshirje të aneks-kontratave, një gjë e tillë është përsëritur edhe gjatë vitit 2015.

Nga rishikimi i kontratave, ZAP-i ka identifikuar se disa kontrolle menaxheriale ndaj aktiviteteve të prokurimit nuk janë zbatuar me konsistencë dhe se sfidat në sistemin e prokurimit janë të shumta.

Sipas ZAP-it, një numër i madh i aktiviteteve të prokurimit është bërë përmes ankesave nga OE dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së). /Telegrafi/