LAJMI I FUNDIT:

Glik konfirmon largimin nga Torino, kjo është skuadra e tij e re

Glik konfirmon largimin nga Torino, kjo është skuadra e tij e re

Kamil Glik ka konfirmuar se ai do të largohet nga Torino për të kaluar te Monaco.

Mbrojtësi polak ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit italian në vitet e fundit dhe me paraqitjet e tij të mira me përfaqësuesen e Polonisë, ai ka bindur klubin francez se është një lojtar me vlera.


“Oferta e Monacos ishte e më e mira për mua dhe Torinon”, ka thënë Glik për Przeglad Sportowy.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Kishte ofertë edhe nga Besiktasi, por kjo nuk i kishte konvenuar Torinos dhe kështu ndërpreva marrëveshjen”.

“Pas pesë vjetësh në Torino, ishte koha të mendoja për të ardhmen. Kam nevojë për një shans për të treguar vetën dhe Monaco që luan në Ligën e Kampionëve do të me jep këtë mundësi”, ka shtuar Glik. /Telegrafi/